Përdorimi i pajisjes tuaj me një sistem infoargëtues të makinës
Lidhni pajisjen tuaj me një sistem makine të certifikuar infoargëtues MirrorLink™ duke
përdorur një kabllo USB për të përdorur, për shembull, një aplikacion navigimi ose për të
riprodhuar muzikën nga pajisja juaj gjatë udhëtimit. Kur lidheni, mund të navigoni tek
aplikacionet me anën e kontrolleve të sistemit infoargëtues të makinës.
Disa aplikacione mund të mos jenë të disponueshme gjatë lidhjes MirrorLink™. Gjithashtu, të
dhënat e mbrojtura, të tilla si videot që janë të mbrojtura rreptësisht me Menaxhimin e të
Drejtave Dixhitale (DRM), nuk bëhen të disponueshme me anë të MirrorLink™.
Për të lidhur pajisjen tuaj me një sistem infoargëtues të makinës
•
Lidheni pajisjen tuaj me sistemin infoargëtues të makinës me anë të një kablloje
USB. Ekrani i pajisjes tuaj shfaqet në ekranin e sistemit infoargëtues.
Do t'ju duhet ta nisni me dorë MirrorLink™, nëse lidhja midis pajisjes tuaj dhe sistemit
infoargëtues nuk vendoset automatikisht.
Për të nisur MirrorLink™ manualisht
1
Sigurohuni se pajisja juaj është e lidhur me sistemin e argëtimit e informacionit të
makinës duke përdorur një kabllo USB.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > MirrorLink™.
4
Trokitni lehtë
Nis MirrorLink™ dhe më pas trokitni lehtë te OK.
5
Nëse lidhja dështon përsëri, trokitni lehtë
Adresa e rrjetit për të kaluar te një
adresë tjetër e rrjetit dhe më pas provoni përsëri.