Njohja e muzikës me TrackID™
Përdorni shërbimin e njohjes së muzikës TrackID™ për të identifikuar një këngë që
dëgjoni të riprodhohet në mjedisin tuaj rrethues. Thjesht regjistroni një mostër të shkurtër
të këngës dhe do të gjeni informacionin e artistit, titullit dhe albumit brenda disa
sekondash. Mund të blini këngë të identifikuara nga TrackID™ dhe mund të shikoni
klasifikimet e TrackID™ për të parë se çfarë po kërkojnë përdoruesit e TrackID™ nëpër
botë. Për rezultatet më të mira, përdoreni TrackID™ në një mjedis të qetë.
1
Trokitni lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë të TrackID™
2
Shikoni historinë e kërkimeve tuaja të mëparshme
3
Eksploroni këngët kryesore, lista popullore të dëgjimit, këngët e reja dhe më shumë
4
Shikoni se çfarë po gjurmojnë të tjerët
5
Kërkoni për pjesë muzikore, albume dhe artistë
6
Identifikoni muzikën që jeni duke dëgjuar
Aplikacioni TrackID™ dhe disa tipare të shërbimit të TrackID™ mund të mos mbështeten në të
gjitha shtetet ose rajonet, ose nga të gjitha rrjetet ose ofruesit e shërbimeve. TrackID™ mund
të lidhet me shërbime të transmetimit të muzikës që janë të disponueshme në vendin tuaj.
Për të identifikuar muzikën duke përdorur teknologjinë TrackID™
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
TrackID™ dhe më pas mbajeni pajisjen tuaj afër burimit të
muzikës.
3
Trokitni lehtë . Nëse kënga dallohet nga shërbimi TrackID™, rezultatet shfaqen
në ekran.
Për t'u kthyer tek ekrani i nisjes i
TrackID™, trokitni lehtë .
102
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë informacionin e artistit për një këngë
1
Pasi një këngë njihet nga aplikacioni
TrackID™, rezultati afishohet në ekranin bazë
të TrackID™.
2
Lëvizni te rezultati që dëshironi të shikoni dhe më pas trokitni lehtë për ta hapur.
Për të fshirë një këngë nga historia e pjesëve muzikore
1
Hapni aplikacionin
TrackID™ dhe më pas shfletoni te kënga që dëshironi të fshini.
2
Prekni dhe mbani ekranin për të shfaqur .
3
Trokitni lehtë .
Për të përdorur TrackID™ LIVE
Mund të përdorni TrackID™ LIVE për të parë gjurmimet DREJTPËRDREJT në kohë reale
nëpër botë.
•
Hapni aplikacionin
TrackID™ dhe më pas trokitni lehtë te skeda
DREJTPËRDREJT.
Mund ta ndryshoni se sa shpejt dëshironi t'i merrni gjurmimet dhe mund të çaktivizoni ose të
aktivizoni zërin e paraafishimeve të këngëve.