
Përdorimi i ekranit me prekje
Trokitja e lehtë
•
Hapni ose përzgjidhni një objekt.
•
Shenjoni ose çshenjoni një kuti zgjedhjeje ose opsion.
•
Futni tekstin duke përdorur tastierën në ekran.
Prekja dhe mbajtja
•
Zhvendosni një objekt.
•
Aktivizoni një meny specifike për objektin.
•
Aktivizoni regjimin e përzgjedhjes, për shembull, për të përzgjedhur disa objekte nga një
listë.
21
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Afrimi dhe largimi i gishtave
•
Zmadhoni ose zvogëloni në faqet e uebit, fotografitë dhe hartat, si dhe kur bëni fotografi
ose nxirrni video.
Rrëshqitja e shpejtë
•
Lëvizni lart ose poshtë në një listë.
•
Lëvizni majtas ose djathtas, për shembull, midis paneleve të ekranit bazë.
•
Rrëshqitni shpejt majtas ose djathtas për të zbuluar opsione të tjera.
22
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Goditja e lehtë
•
Lëvizni shpejt, për shembull, në një listë ose në një faqe uebi. Mund të ndaloni lëvizjen
duke trokitur lehtë në ekran.