Sony Xperia Z3 Plus - Njoftimet

background image

Njoftimet

Njoftimet ju njoftojnë për ngjarjet si mesazhet e reja dhe njoftimet e kalendarit, si dhe për

aktivitetet në progres si p.sh. shkarkimet e skedarëve. Njoftimet shfaqen në vendet e

mëposhtme:

Shiriti i statusit

Paneli i njoftimeve

Ekrani i kyçjes

32

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të hapur ose për të mbyllur Panelin e njoftimeve

1

Për të hapur Panelin e njoftimeve, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes ose thjesht

trokiteni lehtë dy herë.

2

Për të mbyllur Panelin e njoftimeve, zvarritni ose goditni lehtë për lart panelin.

Pasi të hapni Panelin e njoftimeve, mund të keni qasje te paneli i Cilësimeve të shpejta duke e

zvarritur përsëri poshtë shiritin e gjendjes.

Për të bërë një veprim në një njoftim në Panelin e njoftimeve

Trokitni lehtë te njoftimi.

Mund t'u përgjigjeni drejtpërdrejt mesazheve të bisedës ose postës elektronike te Paneli i

njoftimeve. Për të ndryshuar cilësimet për njoftimet, thjesht rrëshqisni shpejt majtas ose

djathtas mbi njoftimin dhe më pas trokitni lehtë .

Për të hequr një njoftim nga Paneli i njoftimeve

Rrëshqitni shpejt majtas ose djathtas te njoftimi.

Nuk mund të hiqen të gjitha njoftimet.

Për të zgjeruar një njoftim në Panelin e njoftimeve

Thjesht trokitni lehtë për të zgjeruar dhe parë më shumë informacione për njoftimin

pa e hapur aplikacionin.

Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.

Për të pastruar të gjitha njoftimet nga Paneli i njoftimeve

Trokitni lehtë

PASTRONI TË GJITHA.

Për të bërë një veprim për një njoftim nga ekrani i kyçjes

Trokitni lehtë dy herë te njoftimi.

Për të hequr një njoftim nga ekrani i kyçjes

Rrëshqitni shpejt majtas ose djathtas te njoftimi.

Për të zgjeruar një njoftim në ekranin e kyçjes

Zvarriteni poshtë njoftimin.

Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.

33

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Menaxhimi i njoftimeve në ekranin e kyçjes

Afisho të gjithë

përmbajtjen e

njoftimeve

Merrni të gjitha njoftimet në ekranin e kyçjes. Kur ta keni të aktivizuar këtë cilësim, kini

parasysh se të gjitha përmbajtjet (duke përfshirë përmbajtjen e postave elektronike në

hyrje dhe të mesazheve të bisedës) do të jenë të dukshme në ekranin e kyçjes,

përveçse nëse i përcaktoni aplikacionet përkatëse si

Fshihni përmbajtjen delikate në

menynë e cilësimeve të

Njoftimet e aplikacionit.

Fshih përmbajtjen e

ndjeshme të

njoftimeve

Duhet të keni një kod PIN, një fjalëkalim ose një motiv të konfiguruar si kyçja e ekranit

që ky cilësim të jetë i disponueshëm.

Përmbajtjet janë të fshehura shfaqet në ekranin

e kyçjes kur vijnë njoftime delikate. Për shembull, do të merrni një njoftim për një postë

elektronike në hyrje ose një bisedë, por përmbajtja nuk do të jetë e dukshme në

ekranin e kyçjes.

Mos i afisho aspak

njoftimet

Nuk do të merrni asnjë njoftim në ekranin e kyçjes.

Për të përzgjedhur njoftimet për t'i shfaqur në ekranin e kyçjes

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Njoftimet.

3

Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë

Në ekranin e kyçjes.

4

Përzgjidhni një opsion.

Mund t'i mbani njoftimet në ekranin e kyçjes deri sa të rrëshqitni shpejt për t'i hequr ato. Për

të aktivizuar këtë tipar, trokitni lehtë te rrëshqitësi

Mbaj njoftimet në ekranin e kyçjes.

Cilësimi i nivelit të njoftimit për një aplikacion

Blloko të gjitha

Mos merrni asnjëherë njoftime nga aplikacioni i përzgjedhur.

Tingujt dhe dridhjet joaktive

Merrni njoftime, por pa tinguj, dridhje ose shfaqje në pamje.

Ndërpret vetëm me përparësi Merrni njoftime nga ky aplikacion edhe kur Mos shqetësoni është cilësuar te

Vetëm me përparësi.

Për të cilësuar nivelin e njoftimit për një aplikacion

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Njoftimet.

3

Përzgjidhni aplikacionin e dëshiruar.

4

Për të rregulluar cilësimet e njoftimeve sipas dëshirës, trokitni lehtë te rrëshqitësit.

Drita e njoftimeve

Drita e njoftimeve ju informon për gjendjen e baterisë dhe disa ngjarje të tjera. Për

shembull, drita e bardhë vezulluese do të thotë se ka një mesazh të ri ose një telefonatë

të humbur. Drita e njoftimeve është e aktivizuar në mënyrë të paracaktuar, por mund të

çaktivizohet manualisht.

Kur drita e njoftimeve është e çaktivizuar, ajo ndizet vetëm kur ka një paralajmërim për statusin

e baterisë, për shembull, kur niveli i baterisë bie nën 15 përqind.

34

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të aktivizuar ose çaktivizuar dritën e njoftimeve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Njoftimet > .

3

Trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë

Drita e njoftimeve për të aktivizuar ose

çaktivizuar funksionin.